Gripi i shpendëve/ AKU intensifikon kontrollet në terren dhe siguron konsumatorët

0
Gripi i shpendëve/ AKU intensifikon kontrollet në terren dhe siguron konsumatorët
Gjigandi

Që prej shfaqjes së rasteve të gripit të shpendëve në vende të ndryshme të Europës, prej disa javësh, AKU thotë se ka qenë në gatishmëri dhe zhvilluar kontrolle të vazhdueshme të produkteve në tregjet shqiptare.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë marrë të gjitha masat, si në terren ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, në bazë të Planit të Kontigjencës, të miratuar nga Ministri, për monitorim dhe kontroll të situatës në përmbushje të sigurisë ushqimore dhe garantimin e shëndetit të konsumatorit.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, në terren me inspektorët, ka përcjellë mesazhe sigurie për konsumatorin shqiptar.

“Prej 5 javësh monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe raportohet lidhur me gjetjet nëpër tregje, dyqane mishi për gjurmueshmërinë, dokumentacionin e rregullt, certifikatat veterinare”.

Jeta Deda tha se janë intensifikuar kontrollet që me shfaqjen e parë të rastit të gripit të shpendëve në Shqipëri.  Me marrjen e informacionit nga AKVMB,  AKU është në terren për të monitoruar masat e marra nga shërbimi veterinar duke garantuar konsumatorin për produktet e nxjerra në treg dhe sigurinë ushqimore.

RonaTyra

Sipas drejtoreshës Jeta Deda, deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast problematik, si në dokumentacion ashtu edhe në etiketim të produktit, si dhe kushtet e ruajtjes.

AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda standardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren.

Po ashtu AKU ka ftuar konsumatorët të drejtohen në pikat e certifikuara të shitjes së mishit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu