Dekani dr. Musa Selimi: Një botë në vete e sportit është ‘Bota sot’

0
Gjigandi

Dr. Musa Selimi, ka qenë sportist i dyanshëm, futbollist e volejbollist, në kohën e okupimit (1991-1999) dhe të pasluftës, trajner shembullor, kudo që ka shkuar ka arritur suksese të mëdha dhe është trajneri më i ri në vendin tonë që ka fituar trofe.

Ai në moshën 32-vjeçare, si kryetrajjner me Gjilanin ka fituar Kupën e Kosovës pikërisht në vitin 2000, kur në finale e mposhtën me 1:0 Besianën.

Dr. Selimi, dekan në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit, ka uruar 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Një botë në vete e sportit është ‘Bota sot’, pasqyrim e vlerësim maksimal të të gjitha sporteve e ngjarjeve, një vlerësim të veçantë për trajner, punëtor sportiv e lojtarë! E pakrahasueshme dhe inovative! Uroj edhe 75 vite të shëndetshme e plot jetë!”, uron dekani i Fefs dr. Musa Selimi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu