Debati për listat e hapura, Gjiknuri dhe Bardhi replikojnë në rrjetet sociale

0
Gjigandi

Edhe kjo e diel pushimi nuk i ka lënë pa u përplasur me deklarata mazhorancën dhe opozitën sa i takon hapjes së listave. Damian Gjiknuri me një status të gjatë në rrjetet sociale të titulluar ‘Sfidat që duhet të adresojmë pas hapjes së listave’, argumenton se ky nuk është një proces i lehtë, pasi mund të sjellë minim të procesit të administrimit.

“Duhet kuptuar se kolonat kyçe të administrimit të procesit kanë të bëjnë me tre element. Së pari, qartësia dhe thjeshtësia që i krijohet zgjedhësit para fletës së votimit. Së dyti, numërimi sa më transparent dhe i shpejtë. Së treti, shqyrtimi i kontestimeve dhe tabulimi i rezultateve.

Ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish ‘fantazma’, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta ‘minojë’ plotësisht administrimin e procesit”, shkroi në Facebook Damian Gjiknuri.

I menjëhershëm ishte reagimi i opozitës. Gazment Bardhi, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike po në rrjetet sociale reagoi duke sqaruar se Edi Rama po tenton të prishë rregullat e lojës.

“Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj.

RonaTyra

Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike”, shkroi Gazment Bardhi.

Postimi i Bardhit shoqërohet me videon e përgjimeve të publikuara nga gazeta BILD për shitblerjen e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës në 2016.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu