Stefan De Vrij ndez motorët.
Inter po përgatitet të kthehet në fushë në prag të rifillimit të Serisë A, i parashikuar më 20 qershor.
Mbrojtësi i Inter-it ka folur për disa ndeshje të luajtura para ndalesës së kampionatit të shkaktuar nga emregjenca Coronaviurs.
Në veçanti, holandezi ka analizuar ndeshjen e fundit të luajtur kundër Juventus-it në Torino.
“Fatkeqësisht për ne, Juventus ka qenë superiore në atë ndeshje, ka fituar me meritë. Ka qenë një ndeshje ndryshe, e luajtur pa tifozë”.
“Duhet të mësohemi me këtë në ndeshjet e ardhshme. Rifillimi? Ndeshja e parë është gjithmonë ajo më e rëndësishmja, po punojmë që të jemi sa më në formë për atë ndeshje”.
De Vrij ka folur edhe për derbin e fituar kundër Milan-it:
“Milan na ka vënë në vështirësi në ndeshjen e parë, kemi kaluar në disavantazh”.
“Trajneri ka ruajtur qetësinë pas pjesës së parë dhe Brozovic na ka ndihmuar duke shënuar menjëherë gol. Kemi patur besim dhe ka qenë e bukur të shënoja, natyrisht”.
“Eriksen? Mendoj se do të jetë shumë vendimtar. Tani po mësohet me lojën, po fillon të mësojë gjuhën”.
“Të gjithë ne e shikojmë sa i fortë që është në stërvitje. Mendoj se do ta shikojmë edhe në fushë”, ka thënë De Vrij për DAZN.