Tifozët ‘çmenden’ pas tij. Sozia e Neymar po ia sheh ‘hajrin’ botërorit si askush tjetër

0
Gjigandi

Katar- Është mjaft i kërkuar. Eigon Oliveira po shijon qëndrimin në Katar pasi është sozia e futbollistit brazilian Neymar.

I riu i cili e quan veten “Ney’s Lookalike”, gjatë kohës në Katar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veshjet dhe pamjen si Neymar. Një ditë Oliveira veshi uniformën stërvitore të Brazilit, syze dielli, kapele dhe me mjekrën e ngjashme si ylli i Brazilit tërhoqi vëmendjen e qindra tifozëve.

Here is this guy 🤭🤭🤣🤣 pic.twitter.com/EOqg9XKJtq

— La Torre (@TorresJanuary4) November 28, 2022

Ai ka të njëjtat tatuazhe si Neymar, dhe zakonisht shoqërohet nga një mik i cili vishet si anëtar i stafit të konfederatës braziliane të futbollit. Ndërkohë që disa nga miqtë e tij shpesh veprojnë edhe si roje të tij të sigurisë. Një dyqan Puma në Doha duhej të mbyllej përkohësisht kur Oliveira vizitoi dhe tërhoqi vëmendjen e qindra fansave. Ai duhej të çohej në pjesën e pasme të dyqanit derisa gjërat të qetësoheshin.

RonaTyra

Un hincha se hizo pasar por Neymar jr y se la creyeron todos, hasta la seguridad lo hizo pasar a la área restringida jdjsjajjaja pic.twitter.com/zhKRlUrOZg

— Ernesto (@CheMadorni) November 29, 2022

Në një nga ndeshjet e Kupës së Botës të Brazilit pati probleme pasi tifozët bërtisnin për të marrë autografe dhe foto nga sozia e Neymar e cila u detyrua ta largojë nga stadiumi. Madje para një prej ndeshjeve, Oliveira arriti të futej deri në fushë pasi disa roje sigurie menduan se ai në të vërtetë ishte Neymar.

Neymar was spotted walking around Doha 👀🇧🇷 pic.twitter.com/DSRoDZmbsU

— FOX Soccer (@FOXSoccer) November 27, 2022

Të qenit sozia e Neymar është bërë një punë për Oliveira. Ai ka udhëtuar nëpër botë duke imituar lojtarin, duke përfshirë edhe Francën, ku Neymar luan për Paris Saint-Germain. Ai fiton para nga paraqitjet e tij dhe duke vepruar si sozi e lojtarit në xhirimet e reklamave.

Ai e ka takuar Neymar disa herë gjatë disa xhirimeve të tij reklamuese dhe thotë se lojtari është i sjellshëm me të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu