Dallku: Fitoret e tilla na bëjnë më të fortë, Prishtinës ju mohua një penallti klasike

0
Gjigandi

Prishtina ka shënuar fitore të ngushtë 1-0, në minutë të fundit ndaj Drenicës në kuadër të javës së 28-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku është shprehur se fitoret e tilla e bëjnë ekipin më të bashkuar por ka kritikuar referimin, ku sipas tij ju mohua një penallti e pastër Prishtinës.

“Fitoret e tilla në minutë të fundit na bëjnë më të fortë dhe të bashkuar si ekip” – tha ai për SSK.

“Besuam se mund të fitojmë deri në minutë të fundit dhe ja arritëm”.

“Fitore e rëndësishme por duhet të them se na u mohua një penallti klasike si dhe dy herë u ngrit pozicion jashtë lojë për lojtarët tanë pa arsye. Në këtë fazë të kampionatit gabime të tilla nuk duhet të ndodhin” – përfundoi ai.

RonaTyra

Prishtina me këtë fitore arrinë në kuotën e 57 pikëve, një më pak se Drita që është lidere e Superligës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu