Në qytetin e Fieri janë shënuar tre infektime të reja me Covid-19. Burime për Top Channel bëjnë me dije se rastet e reja janë regjistruar në Patos kontakte të një pacienteje nga Margellici. Mes rasteve të konfirmuara pozitiv me Covid-19 është edhe një fëmijë.
Mësohet se nga 8 mostrat e marra një ditë më parë vetëm këta tre persona kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 5 numrin e personave pozitiv në Patos, ndërkohë që në qytetin Fierin janë 9 të infektuar, e në Roskovec 2 raste.
Tre rastet e fundit pozitiv janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore ndërkohë që në QSUT ndodhen të shtruar 2 pacientë nga Fieri.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë ka pasur 53 raste pozitive me Covid-19.
Burimi: top-channel.tv