Neglizhimi i masave parandaluese po bën që koronavirusi të shpërthejë duke zgjeruar vatrat në rrethe. Pjesa më e madhe e të infektuarve te enjten ishin raste kontakti. Pjesëmarrja një një cermoni mortore po riinfekton kukësin, ndërsa në Delvinë u mbyll bashkia, pasi një punonjës rezultoi i prekur!
Me 14 raste në 24 orët e fundit, Shkodra ishte bashkia me numrin më të lartë të të infektuarve nga Koronavirusi të enjten!
2 persona janë punonjës fasonerie, ndërsa 12 të tjerët raste kontakti nga të prekur me herët.
Bashkë me 9 të rastet në Pukë, të prekurit në qark shkojnë në 153 persona.
13 të infektuar të rinj, që po ashtu janë raste kontakti u shënuan në krujë, ku bashkë me dy rastet në Durrës e çuan 176 numrin e të prekurve në rang qarku.
Delvina po kthehet në vatër e koronavirusit në jug.
Frika nga sëmundja ka shtuar ndërgjegjësimin mes banorëve.
”Kam shumë frikë. Më përpara nuk kishim po tani që u përhap kështu.”
4 të infektuar me Covid 19 u konfirmuan në Gjirokastër.
Në institucione janë shtuar masat parandaluese, ndërsa po bëhet hetimi epidemiologjik i rasteve.
Autoritetet bënë thirrje për kujdes, por ndërgjegjësimi qytetar mbetet në nivele të ulëta.
Shkelja e protokollit dhe pjesëmarrja në ceremoni varrimi është shkaku për katër rastet e reja në Kukës.
”Në këtë ceremoni mortore na kanë vizituar deri tani 6 persona që dolën pozitivë. Vetëm dje, nga 13 mostra të dërguara, kemi 4 raste pozitive.”
3 nga katër të infektuarit në Vlorë vijnë nga fasoneritë.
Vatrat e covid 19 u zgjeruan edhe në Fier, Kurbin, Korçë, Pogradec. Kavajë, Lushnje e Mirditë.