COVID-19/Pamundësohet patrullimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

0
Gjigandi

Pandemia e Coronavirusit këtë vit do ta pamundësojë një bashkëpunim të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se këtë vit për shkak të pandemisë së Coronavirusit nuk do të ketë patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, që kishte të bënte me  organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

“Për shkak të pandemisë COVID-19 nuk do të ketë patrullime të përbashkëta në mes Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare gjatë sezonit turistik”, ka thënë Qalaj.

Viteve të kaluara Njësitë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe asaj për Kontroll të Autostradave (NJKA), kanë kryer patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror, kur fluksi i shqiptarëve është shumë i madh drejt bregdetit shqiptar.

Policia e Kosovës përtej kufijve të Kosovës nuk ka kompetenca ekzekutive, por janë vetëm në asistencë të kolegëve nga Shqipëria.

RonaTyra

Ata viteve të kaluara kanë patrulluar ë akset rrugorë në Vermicë deri në brendi të Shqipërisë.

Policia e Kosovës nuk kapasur kompetenca ekzekutive, por policia i Kosovës të gjitha shkeljet të kodit rrugore që i haste, i identifikonte dhe ua dorëzonte  kolegëve të tyre të Shqipërisë, dhe pastaj ata ndiqnin rregullat e zakonshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu