Covid-19 në Shqipëri: 3 dukuritë që shqetësojnë mjekët

0
Gjigandi

Numri i lartë i rasteve pozitive ishte i pritshëm pas lirimit të masave kufizuese, por siç u shpreh dhe epidemiologu Pipero, shifrat kanë dalë jashtë parashikimeve. Përpos tyre, janë 3 dukuri aktuale që duket se shqetësojnë më shumë mjekët në luftën kundër Covid-19. 

Përmes një postimi, Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, përmes një statusi theksoi se kjo periudhë është një moment i vështirë i pandemisë dhe vëmendja e gjithsecilit duhet të shkojë tek dukuritë më shqetësuese që po vërehen: 1-shtimi i rasteve në përgjithësi, 2-shtimi i të sëmurëve dhe 3-prekja e moshave të reja, që deri dje nuk ishin të prekura.

“Ajo që më shqetëson më shumë është rritja e numrit të pacientëve si në banesë po ashtu edhe në spital. Kalimi i infeksionit nga vatra të kontrolluara në transmetim komunitar.

Në këtë fazë të pandemisë a mund të bëjmë ne diçka më shumë për të parandaluar apo për të përmirësuar situatën e këtij infeksioni?

PO! A kemi nevojë për masa drastike izolimi? JO! Kush është mënyra më e mirë për të vepruar në këtë moment? Respektimi i rregullave! Patjetër që varet nga ne, thjesht të respektojmë disa rregulla të thjeshta.”- shkruan Brataj, që nuk harron të përsërisë rregullat kryesore që gjithsecili duhet të zbatojë.

RonaTyra

“Domosdoshmëri është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, ndofta është momenti që të ngrejmë zërin kur shikojmë persona të tjerë brenda këtyre ambienteve pa maskë. Ruajtja e distancës 1,5-2 metra në këto ambiente. Dezinfektimi i duarve në hyrje të çdo ambienti të mbyllur pa përdorur doreza.

Karantinim dhe distancim fizik për të gjithë ata që rezultojnë të infektuar.

Nëse ke pasur kontakt me persona të infektuar dhe shfaqen shenja e simptoma konsideroje veten si të infektuar. Mos përdor maskë në ambient të hapur nëse nuk je prekur nga infeksioni. Mos përdor doreza në ambiente të hapura.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu