COVID-19, Greqi/ Rriten kërkesat nga të huajt për një pronë në vendin fqinj

0
Gjigandi

Greqia e kaloi me mjaft sukses pandeminë e COVID-19, dhe tani që piku i saj kaloi në vendin tonë fqinj, ai shpreson të tërheqë turistët e huaj

Por situata e saj ka rritur ndërkohë edhe kërkesat nga të huajt për të pasur një pronë atje. Ky interes i shtuar ndjeshëm, e ka kthyer shtetin helen në tregun më të madh të pasurive të patundshme krahasuar me një dekadë më parë.Vetëm kërkesat dhe interesi nga britanikët, thotë DW janë rritur mbi 200% gjatë javëve të fundit, që kur në Mbretërinë e Bashkuar zbuti masat kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë dhe i dha dritën jeshile udhëtimeve brenda e jashtë vendit.
Në një informacion të publikuar së fundi nga tregu më i madh i pasurive të patundshme në Angli, Rightmove, Greqia u rendit si destinacioni më i preferuar me kërkesa për të tilla investime në Evropë, krahas Spanjës, Francës, Portugalisë dhe Italisë. Interesi ka qenë aq intensiv sa vetëm në ditën kur qeveria britanike njoftoi në fund të qershorit zbutjen e masave dhe lirinë e udhëtimit, u regjistruan mbi një milionë kërkesa për Greqinë. Pesë destinacionet më të preferuara për investime në pasuri të patundshme janë Greqia, Spanja, Franca, Portugalia dhe Italia.
Të gjitha këto vende njoftojnë për një rritje të kërkesës nga të huajt me 340% krahasuar me të njëjtën periudhë deri në mes të qershorit të muajit të kaluar.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu