Covid-19 dhe humbja e nuhatjes: Çfarë duhet të dini

0
Gjigandi

Pse humbja e nuhatjes dhe shijimit është vënë re te të infektuarit me COVID-19?

Kjo ndodh sepse njerëzit me infeksione të sipërme të frymëmarrjes zakonisht kanë bllokim të hundëve dhe simptoma të ngjashme të cilat bllokojnë aftësitë për të ndjerë aromat dhe për të shijuar.

Mendohet që arsyeja kryesore pse COVID-19 shkakton humbje të nuhatjes është se ka një reagim inflamator brenda hundës që sjell humbje të neuroneve të nuhatjes.

Çdo gjë që irriton së brendshmi hundën tuaj dhe aparatin e frymëmarrjes mund të ndikojë te shqisa. Kjo përfshin: ftohje e zakonshme, infeksionet e sinuseve, alergjitë, tështitjet, bllokimet, gripin dhe COVID-19. Zakonisht shqisat normalizohen, por nëse nuk kthehen në gjendjen e mëparshme pas disa javëve, kontaktoni me mjekun.

Lidhja mes nuhatjes dhe shijimit

RonaTyra

Kur vini re probleme me nuhatjen, ka probleme edhe me shijimin e ushqimeve dhe kjo ndodh sepse zona e hundës i kontrollon të dyja shqisat.

Kur përtypni ushqim, molekulat e aromës hyjnë në pjesën e prapme të hundës nga ku bëhet edhe dallimi mes të ëmblës, së thartës, të hidhurës dhe të kripurës. Hunda ju tregon specifikat për një ushqim të caktuar. Nëse bllokoni hundën, ushqimi nuk shijon njësoj sepse vështirë ta nuhasni.

A mund të jetë humbja e nuhatjes e përhershme?

Referuar raporteve të institucioneve të rëndësishme mjekësore, në shumicën e rasteve, nuhatja rikthehet, por për fat të keq janë raportuar edhe pacientë që kanë mbetur me mosfunksionim të përhershëm të nuhatjes dhe kjo është ajo çfarë po shqetëson mjekët.

Humbja e nuhatjes mund të jetë simptoma e parë, por edhe e vetme. Sidoqoftë humbja e nuhatjes mund të zgjasë për disa javë dhe kjo është normale, por nëse zgjat më tepër, kontaktoni me mjekun.

Por, humbja e nuhatjes/shijimit nuk është 100% shenjë e infektimit me koronavirus, pasi duhen patur parasysh edhe shumë faktorë të tjerë, si:

Mosha: Me rritjen në moshë, njeriu humbet fibrat nervore të nuhatjes, veçanërisht mbi moshën 60 vjeç.

Bllokimet: Bllokimet në hundë ndodhin edhe për shkak të atyre që quhen nasal polyps – tumore jokanceroze që rriten në hundë dhe trajtohen me sprucues për hundët, ilaçe ose kirurgji.

Dëmtimet e kokës: Dëmtimet e kokës, qafës dhe trurit mund të dëmtojnë nervin përgjegjës për nuhatjen.

Kushte të caktuara mjekësore: Mjekët nuk e kanë kuptuar ende lidhjen, por studimet thonë se humbja e nuhatjes/shijes mund të jetë paralajmërim për sëmundje si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Gjendje të tjera mjekësore që dëmtojnë nervat e nuhatjes janë: diabeti, paraliza Bell, sëmundja e Huntingtonit, sëmundje specifike të kockave, sindroma Sjorgren etj.

Kanceri dhe trajtimi: Disa lloje kanceri dhe trajtimet e tij ndryshojnë mesazhet në hundë, gojë dhe tru. Kimioterapia dhe ilaçe të caktuara të trajtimit të kancerit kanë efekt anësor edhe humbjen e nuhatjes dhe shijimit.

Mjekimi: Disa medikamente, qofshin këto edhe pa recetën e mjekun, mund të ndikojë te shqisat. Këtu bëjnë pjesë veçanërisht antibiotikët dhe medikamentet e marra për presionin e lartë të gjakut. Ilaçet ndryshojnë receptorët e shijes.

Mungesa e vitaminave: Humbja e aftësisë për të nuhatur dhe shijuar mund të jetë shenjë gjithashtu se trupi është duke ju thënë se keni nevojë për vitamina. Zakonisht mungesat e vitaminave A, B5, B12 dhe zinku e shkaktojnë këtë ndryshim.

Duhani, droga dhe kimikate të tjera: Tymi i duhanit dëmton dhe vret qelizat që ndihmojnë trurin të klasifikojë aromat dhe shijet. Pirja e duhanit dëmton mukozën dhe zvogëlon receptorët e shijes. Përdorimi i kokainës mund të ketë një efekt të ngjashëm. Kimikate të rrezikshme janë klori, tretësit e bojës dhe formaldehidi./Anabel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu