Philippe Coutinho mund të kthehet në Premierligë.
Me merkaton e verës që po afron, e ardhmja e Philippe Coutinho vazhdon të jetë në udhëkryq.
Braziliani nuk ka gjetur vend as në Bayern Munich, përkundër pse luajti si i huazuar deri në këtë pikë sezoni.
Bavarezët nuk janë bindur për ta blerë kartonin e lojtarit, kurse te Barcelona nuk pritet të ketë vend për të. Kjo bën që ai të lidhet me një rikthim në Premierligë, por tashmë duket se fati i lojtarit varet edhe nga Mauricio Pochettino.
‘Mirror’ insiston se Coutinho mund të kthehet në Premierligë, por vetëm nëse Pochettino merr një punë te Newcastle United, transmeton lajmi.net.
Pochettino thuhet të jetë admirues i brazilianit dhe do ta kishte atë si proritet për transferimin te Newcastle.
Situata e krijuar nga pandemia Covid-19 shton rrezikun që lojtari të mbetet në La Liga, pasi krizë ekonomike pritet t’i prekë të gjitha skuadrat.