CNN: Edhe pa vaksinë, ekziston një zgjidhje tjetër për shërimin e COVID-19

0
Gjigandi

Ka shumë shpresë që një vaksinë efektive mund të jetë gati deri në fund të vitit. Gjithsesi, tejkalimi i të gjithë sfidave teknike për zhvillimin e një vaksinë efikase, nuk është aspak i lehtë, shkruan CNN, transmeton Express.

Për të pasur një vaksinë të gatshme deri në fund të vitit, ekspertët e shëndetësisë thonë se çdo hap i zhvillimit të saj, do të duhet të shkojë në mënyrë të përkryer, dhe kjo gjë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Vaksinat nuk funksionojnë si mburoja të padepërtueshme, të cilat e parandalojnë hyrjen e virusit në trupin tonë. Përkundrazi, ato i mësojnë trupat tanë se si të mobilizojnë me shpejtësi sistemin tonë mbrojtës kundër një patogjeni apo një trupi të huaj. Pra, është pikërisht reagimi i shpejtë i sistemit tonë imunitar, që na ndihmon ta heqim virusin nga trupi, përpara se ai të shkaktoj ndonjë dëm më të madh.

Mirëpo në rastin e COVID-19, sipas një studimi, jo të gjithë mund t’i përgjigjen vaksinës në mënyrën e duhur. Ajo çfarë ekspertët thonë është se gati 60 vjet të vezhgimit dhe analizimit të koronaviruseve, është se edhe nëse sistemi imunitar i një trupi mund ta pastrojë virusin, patogjeni mund të rihyjë në atë trup dhe të shkaktoj përsëri sëmundje.

Nga më shumë se 100 vaksina që aktualisht janë në zhvllim, ato të testuara në primat kanë arritur të ndalojnë infeksionin COVID-19 vetëm në mushkëri dhe jo në regjione të tjera. Sidoqoftë, duke marrë parasysh faktin se COVID-19 mund të manifestohet ndryshe në trupin e njeriut dhe ndryshe në trupin e një majmuni, nuk mund të vihet në një përfundim deri sa të bëhen eksperimente tek njerëzit. Gjithsesi, deri tani dihet se vaksinat e provuara aktualisht në njerëz janë duke pasur efekte anësore mjaft serioze.

RonaTyra

Sipas disa ekspertëve, edhe pa një vaksinë ka arsye për shpresë dhe se një zgjidhje mjekësore për këtë virus mund të vijë së shpejti. Kjo zgjidhje duket të jetë një ilaç anti-covid, i cili do të jetë në gjendje t’i trajtoj pacientët me koronavirus dhe të parandalojë infektimin e personave të tjerë.

Studimet e fundit kanë treguar dy lloje të ilaçeve, të cilat kanë rezultuar mjaft premtuese për shërimin e kësaj sëmundjeje. Të parat janë antiviralët, që janë ilaçe që veprojnë vetë në virus dhe e parandalojnë atë të përhapet.  Në një studim të publikuar muajin e kaluar në revistën “Science”, studiuesit njoftuan për zbulimin e dy opsioneve të reja të ilaçeve antivirale, që e pengojnë një lloj të caktuar të proteinës për të vepruar me virusin.

Grupi tjetër i ilaçeve, që është treguar mjaft premtues në trajtimin e sëmundjeve virale , janë antitrupat monoklonalë, të cilët janë antitrupa transgjenik të krijuar në laboratore, dhe të cilët i bllokojnë proteinat që e lejojnë hyrjen e virusit në qelizë.

Ashtu si vaksinat, edhe këto ilaçe kanë nevojë për më shumë testime përpara se të provohet siguria dhe efikasiteti i tyre. Por, afati kohor për testimin e këtyre ilaçeve është shumë më i shkurtër se sa për një vaksinë, prandaj ekziston një shpresë, që derisa presim për një vaksinë efikase mund të trajtojmë dhe të parandalojmë vazhdimin e kësaj pandemie me terapi.

Gjithsesi, sipas shkencëtarëve derisa shkenca të krijojë një zgjidhje përfundimtare, neve na mbetet të përdorim masat, që i dimë me siguri e të cilat janë maskat, distancimi fizik dhe karantina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu