Futbollist Michail Antonio është shënues i katërfishtë në javën e 35-të në Premier League, duke thyer rekord.
Ai shënon katër gola për fitoren e West Ham me rezultat 4:0 ndaj Norwich. Antonio shënon në minutën e 11-të, 45+1′, 54′ e 74′.
Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës ka qëndruar në bankë.
Michail Antonio është lojtari i parë i West Hamit që ka shënuar 4 gola në ligë në një ndeshje që nga David Cross (Tottenham në Kategorinë e Parë, shtator 1981).
Pas javës së 35-të, West Ham është në pozitën e 16-të me 34 pikë, ndërsa Norwich renditet në fund me 21 pikë dhe veç ka rënë nga liga.