CIES: Këta janë futbollistët më të vlefshëm në Serie A

0
Gjigandi

CIES pretendon se Kylian Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë.

Observatori i Futbollit ka publikuar analizën e tyre të fundit për vlefshmërinë e futbollistëve, me Kylian Mbappen që renditet i parë, ndërsa Matthijs de Ligt, i prinë listës në Serie A.

Mbrojtësi i Juventusit vlerësohet 104.7 milionë euro, duke u renditur i 18-ti në listën e përgjithshme, ndërsa i pari në Serie A.

Renditja në Serie A vazhdon me Lautaro Martinez, që vlen 98.9 milionë euro, Romelu Lukakun, 90.03 milionë euro, dhe me mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, 81 milionë euro.

Futbollisti më i vlerësuar italian është Nicolo Zaniolo i Romës, që vlen 67.2 milionë euro.

RonaTyra

Cristiano Ronaldo zë vendin e 70, me vlerë 68 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu