Chelsea me kërkesë të veçantë për Premierligën: Të lejohen nëntë lojtarë në bankën rezervë

0
Gjigandi

Chelsea ka paraqitur një propozim në Premierligë duke kërkuar një rritje të numrit të lojtarëve në bankën rezervë nga shtatë në nëntë, që do të shihte një rritje të opsioneve për menaxherët gjatë ndeshjeve përpara ‘Projektit Rifillimi’.

Kjo do të bënte që numri i futbollistëve në ndeshje të rritet nga 18 në 28 pasi 18 aksionarët e Premierligës do të takohen ditën e enjte përpara votimit më 11 qershor.

Premierliga gjithashtu do të diskutojë nëse do të lejojë menaxherët të rrisin numrin e zëvendësimeve nga tre në pesë, por kjo nuk është diçka që u propozua për herë të parë nga Blutë, përcjell lajmi.net.

Të dyja këto masa janë përdorur në planin e rifillimit të suksesshëm në Bundesligë pasi pandemia e koronavirusit ndërpreu futbollin nëpër ligat më të mira të Evropës.

Një nga shqetësimet për rifillimin pas mbi tre muajsh pa gara konkurruese është skenari i mundshëm i një rritje të dëmtimeve pasi futbollistët përgatiten për ndeshje pa një para-sezon të duhur paraprak.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu