Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha në thonjtë tanë.
Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose dhe në disa në mënyrë të rastësishme. Shkaktari kryesor i lekonikës është lëndimi i shtratit të thoit.
Këto lëndime mund të ndodhin nëse ju e përplasni apo godisni thoin ose gishtin tuaj.
Shfaqja e njollave është një problem shumë i përhapur dhe në shumicën e rasteve i padëmshëm.
Shumë persona të shëndetshëm, në një moment të jetës së tyre u janë shfaqur këto njolla.
Për disa, pikat e bardha mund të shfaqen si pikla të përhapura në të gjithë sipërfaqen e thoit.
Për të tjerë mund të jetë vetëm një njollë e madhe e bardhë.
Por ka dhe shumë shkaqe të tjera që lidhen me njollat e bardha tek thonjtë që lidhen me probleme shëndetësore, të cilat listohen në artikullin më poshtë.
Shkaqet dhe sinjalet për shëndetin
Reaksion alergjik
Alergjitë ndaj manikyrit, apo lëndëve që përdoren për heqjen e tij, mund të shkaktojnë njollat e bardha në thua.
Përdorimi i akrilikut apo xhelit gjithashtu e dëmton shtratin e thoit dhe mund të rezultojë në shfaqjen e pikate të bardha.
Infeksion myku
Shenja e parë e infeksionit nga myku është një njollë e bardhë në thua. Ky infeksion rritet dhe përhapet në të gjithë thoin.
Lëndim i thonjve
Nëse ju keni përplasur gishtin apo thoin në ndonjë objekt të fortë, kjo sjell krijimin e këtyre pikave të bardha.
Por kur ato të jenë shfaqur ju do ta keni harruar incidentin, pasi duhet diku tek 3 javë që ato të dalin në sipërfaqen e thoit.
Mungesë mineralesh dhe vitaminash
Zakonisht lidhet me mineralin e zinkut dhe të kalciumit. Mungesa e këtyre dy mineraleve është parë që sjell formimin e këtyre njollave të bardha.
AgroWeb.org ju këshillon se në lidhje me trajtimin e tyre, duhet të këshilloheni me mjekun.
Pasi siç ndryshon arsyeja e shfaqjes së tyre, ashtu ndryshon dhe trajtimi.
Në raste të rralla, këto njolla paralajmërojnë dhe sëmundjet e zemrës apo infeksione të brendshme, prandaj është e rëndësishme që të këshilloheni me mjekun tuaj.