Çfarë thuhet për Ronaldon?

0
Gjigandi

Cristiano Ronaldo mund të ketë mbushur 35 vjeç në shkurt, por sulmuesi i Juventusit nuk është gati të heqë dorë të shkruajë histori dhe të shtojë çmimet, thotë Bernardo Silva, raporton GE.

Dyshja ishin pjesë e suksesit të vendit të tyre në Ligën e Kombeve verën e kaluar, ndërsa Ronaldo i shtoi koleksionit të tij çmimin e pestë të Topit të Artë, ndërsa fitoi trofeun e pestë të Champions League.

Silva tha që bashkatdhetari i tij dëshiron edhe më shumë, dhe se ai është i uritur për të fituar madje edhe në stërvitje.

“Mendoj se ajo që e bën atë të shkëlqyeshëm është mentaliteti”, tha mesfushori i Manchester City.

“Ai është 35 vjeç dhe për më shumë se 15 vite ka luajtur në nivele të larta dhe nuk është lodhur ende. Dëshiron gjithmonë shumë e më shumë”.

RonaTyra

“Dëshiron të fitojë më shumë trofe të Champions Leagues, më shumë tituj me Portugalinë, më shumë Liga, më shumë trofe individual, dëshiron më shumë gola”.

“Madje e bezdisshme për të është edhe kur në një seancë stërvitore, jeni duke luajtur një lojë, dhe rezultati është 1-1. Menaxheri thotë se kushdo që shënon atëherë fiton, dhe është gjithmonë ai aty. Nuk është vetëm në ndeshje”.

“Kur një lojë është e bllokuar dhe nuk e dini nëse do të fitoni apo jo, ju e dini se nëse i jepni topin, është ai që do të vendosë; diçka e veçantë mund të ndodhë kur ai e ka topin”.

“Edhe në seanca stërvitore gjithmonë është ai që shënon golat më të rëndësishëm, unë mendoj se kjo është çfarë e bën atë të veçantë, gjithmonë gjendet në momentet më të rëndësishme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu