Kanceri është shtuar në listën e Qendrave të SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve si çështje themelore mjekësore që rrit rrezikun e sëmundjes së rëndë nga Covid-19.
“Rishikimet u bënë më 17 korrik, 2020 për të pasqyruar të dhënat e fundit që mbështesin rrezikun e shtuar nga sëmundja Covid-19 të formës së rëndë midis individëve me kancer,” thuhet në faqen e internetit të CDC.
Rreziku i rritur vlen për njerëzit e të gjitha moshave shkruan CNN.
Çështjet e tjera mjekësore të përfshira në këtë listë janë dhe personat me sëmundje kronike të veshkave, mbipeshë, kushte serioze të zemrës dhe diabeti i tipit 2.
Ata gjithashtu rendisin dhe personat me çështje shëndetësore të tilla që mund të çojnë në një rrezik të shtuar të sëmundjes së rëndë COVID-19 siç janë astmë, fibroza cistike dhe tensioni i lartë i gjakut.