Castillejo zbulon dëshirat e tij: Te Milan edhe për shumë vite

0
Gjigandi

Samu Castillejo nuk planifikon të largohet nga Milan.

Ylli spanjoll i futbollit, Samu Castillejo, ka bërë të ditura dëshirat e tij për të ardhmen, duke zbuluar se nuk planifikon largimin nga ‘San Siro’.

Anësori i Milan ka thënë se tashmë ka filluar të përshtatet me lojën e Stefano Pioli, duke falënderuar edhe Zlatan Ibrahimovic.

“Unë gjithmonë kam dashur të kem sukses këtu dhe dua të mbetem në këtë klub për një kohë të gjatë”, ka thënë Castillejo.

“E vërteta është se e nisa mirë vitin 2020. Luajta në secilën ndeshje dhe performova mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu. Ata që më njohin kanë parë se jam i fortë, por gjithashtu i sjellshëm, dhe vitimi im i parë ishte për adaptim. Nuk është e lehtë të dëshmohesh kur ke 15 minuta për lojë në dispozicion”, ka shtuar spanjolli.

RonaTyra

“Nëse dikush të beson, të bën të ndihesh i rëndësishëm, atëherë mund të japësh më të mirën në kthim”, shtoi anësori i Milan.

Por, një ndryshim të madh për Castillejo ka mundësuar edhe sistemi 4-4-2 i aplikuar nga Pioli, pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic.

“Ishte e mrekullueshme ta kishim atë këtu. Ai është modest dhe shkon mirë me të gjithë. Ai jep këshilla gjatë seancave stërvitore dhe ai erdhi për të na ndihmuar. Ne mësojmë shumë nga Ibra”, ka thënë ndër të tjerash Castillejo.

Castillejo kaloi te Milan nga skuadra e Villarreal, pasi shkëlqente në La Liga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu