Cakaj: Hapja e negociatave nuk eshte e sigurte as ne maj 2020 – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ministri i Jashtem në detyrë Gent Cakaj teksa doli në konference për shtyp pas përfundimit të konferencës mesdhetare në Tiranë bashkë me kreun e OSBE, u ndal tek çeshtja e negociatave duke theksuar se hapja e negociatave nuk eshte e sigurte as ne majin e vitit 2020. “Elementi I pare eshte qe komisioni europian pritet te perpiloje metodologjine e re e cila do te perbeje bazen e negociatave per anetaresim ne te ardhmen. Pa ndryshimin e metodologjise nuk do te kete asnje vendimarrje per celjen e negociatave. Elementi I dyte eshte se vet keshilli evropian ka konfirmuar se do te diskutoje ehde njehere per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut me vulnetin per te pasur nje vendimarrje positive para majit 2020 por gjithsesi kjo eshte nje perpjekje tentative dhe nuk eshte nje garance e perfunduar se brenda ketij harku kohor do te kete nje vendimarrje positive per Shqiperine”, theksoi Cakaj. Pjese e konferences mesdhetare te OSBE ishte edhe ish-ambasadorja e Gjermanise ne Tirane, Susane Schütz, aktualisht e Ngarkuar Federale për Evropën Juglindore në Ministrinë e jashtme. Schutz shprehu keqardhjen per vendimin negative te Brukselit per negociatat, nderkohe qe theksoi mbeshtetjen e Gjermanise per Shqiperine si kryesuesja e OSBE ne vitin 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu