Në Spanjë nuk duan t’ia dinë për koronavirusin kur bëhet fjalë për futboll dhe sidomos për ngjitjen e skuadrës së tyre në Primera Division pas plot 15 vitesh.
Tifozët e Cadizit kanë shkelur rregullat e distancimit social duke u mbledhur të shumtë në numër dhe pa asnjë lloj distance sigurie në numër në rrugët para stadiumit.Cadizit i mjaftonte vetëm një pikë në ndeshjen e djeshme në shtëpi kundër Fuenlabradës për të siguruar matematikisht ngjitjen një kategori më sipër, por skuadra e trajnerit Alvaro Cervera nuk e arriti dot diçka të tillë. Madje vendasit ditën e djeshme kishin dhe mbështetjen e tifozëve, të cilët ishin të shumtë në numër para stadiumit ‘’Ramon de Carranza’’.
Ata ishin mbledhur për të festuar rikthimin në La Liga, por festa u shty për në ndeshjen e radhës. Përpos takimit, ajo çka u vë në qenër të vëmendjes nga mediat spanjolle ishte mosrespektimi i distancimit social nga tifozët vendas.
Në rajonin e Cadizit janë 46 raste aktive me Covid-19 dhe grumbullimet masive si ato të djeshmet rrezikojnë përhapjen e virusit.