Barcelona i mban gjallë gjasat për titull

0
Gjigandi

Barcelona si mysafirë shënon fitore të vështirë me rezultat 1:0 kundër Valladolidit, në ndeshjen e javës së 36-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Në minutën e 15-të, mbrojtja e Valladolidit nuk reagoi si duhet, ndërsa Lionel Messi për mrekulli asistoi deri të Arthuro Vidal dhe nga rreth 13-14 metra me goditje të fortë shënon për 0:1. 

Një fitore e madhe e Barcelonës, që i mban gjallë ende gjasat për titullin e kampionit. 

Barcelona është në vend të dytë me 79 pikë, ka një ndeshje më shumë e një pikë me pak se lideri Real Madridi. Valladolidi është në vend të 14-të me 39 pikë dhe larg rreziku për largim nga liga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu