Një model si ai i Kosovës.
Kështu u përgjigj Oerd Bylykbashi i PD teksa u pyet nga gazetarët sesi do të ishte modeli i fletës së votimit me koalicione dhe lista të hapura njëkohësisht, siç propozon opozita.
“Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë.
Më poshtë një shembull i fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore”, tha Bylykbashi nga selia blu.