Burrat tullacë me 40% më shumë gjasa të përfundojnë në spital nga Coronavirusi

0
Gjigandi

Burrat tullacë kanë 40 për qind më shumë të ngjarë të infektohen me koronavirusin dhe të përfundojnë në spital, ka gjetur së fundmi një studim.

Dermatologët zbuluan lidhjen midis humbjes së flokëve dhe ashpërsisë së koronavirusit, duke analizuar të dhënat e 2.000 burrave britanikë në spital.

Mendohet se hormoni Androgen që shkakton humbjen e flokëve te burrat, ndihmon virusin të hyjë në qeliza.

Ekspertët paralajmëruan se ekziston një listë e tërë faktorësh që mund të shpjegojnë pse burrat tullacë po vdesin më shumë. Për shembull, përkatësia etnike është e lidhur me një rrezik më të lartë të Covidit-19 të rëndë.

Një profesor nga Universiteti Brown, Carlos Wambier është shprehur në një deklaratë për “The Telegraph”: “Ne vërtet besojmë që ‘tullacët’ është parashikuesi perfekt për agresivitet të koronavirusit. Androgeni është definitivisht një portë që virusi të futet te qelizat tona,”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu