Rastet me koronavirus janë duke u ulur ndjeshëm në mbarë Evropën, dhe tani ka filluar të mendohet lirshëm për rikthimin e futbollit.
Një ndër kampionatet e para evropiane që do të rikthehet është kampionati gjerman, Bundesliga.
Sipas “Reuters”, nuk ka më dyshime, kampionati gjerman pritet të rikthehet më 15 maj.
Ndeshjet pritet të zhvillohen pa tifozë, ndërsa pritet që sezoni të përfundojë më 30 qershor.