Pogba i mbyll dyert vetes, tremb kampionët me rrogën e tij

0
Gjigandi

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, do të largohet nga skuadra e “Djajve të kuq”. Ky nuk është më një sekret, por nga krahu tjetër i ka mbyllur derën vetes, pasi kërkesat e tij janë shumë të larta.

Mesfushori francez do që të përfitojë 9 milionë euro në sezon sipas asaj që shkruan Dailymail, por Juventusi nuk ka ndërmend të pranojë diçka të tillë. “Zonja e Vjetër” është tërhequr nga gara.

Dy ekipet e vetme që mund të mbeten në garë për të janë Real Madridi dhe PSG. Spanjollët shtyhen gjithnjë e më shumë nga trajneri Zidane, ndërsa francezët duan të krijojnë një mesfushë fantastike me Pogbanë dhe Verratin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu