Ish-legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov, ka kritikuar hapur portugezin Cristiano Ronaldon.
Bullgari ka pranuar se nuk dëshiron që të intervistojë portugezin duke e folur dhe me pak arrogancë diçka të tillë.
“Kam intervistuar shumë lojtarë që kam dashur, duke përfshirë miqtë e mi Hagi dhe Popescu. Nuk do të intervistoja kurrë Cristiano Ronaldon, nuk do të doja”, – tha ai për Mundo Deportivon.
Ai vazhdoi më tej duke thënë: “Nuk dua, sepse bëj intervista për të folur për futbollin dhe jo për të bërë tituj bombastikë. Kam folur për barsoleta dhe gjëra të tjera për futbollin… nga më të mirët”, – tha ai.