Brenda infektivit, me barkun e rrumbullakosur dr. Krisli Serani u shërben çdo ditë pacientëve me Covid!

0
Gjigandi

Në spitalin e Infektivit në Tiranë, aty ku prej 6 muajsh doktorë, infermierë e sanitarë ‘pērlpasen’ koridoreve në turravrapin herë të sigurt, e herë të ethshëm në misionin për të shpëtuar jetë, jetē pacientësh që vuajnë nga virusi që po gjunjëzon botën!

Ndër heronjtë e përditshēm të Infektivit është edhe doktoreshë Krisli Serani, e cila ndosht në një situatë tjetër do të kishte marrë lejen dhe gjithë kohën e mjaftueshme pēr të shijuar periudhën më të lumtur në jetên e një gruaje, pritjen e ëmbël.

Por në situatën në të cilën ndodhemi, Krisli me siguri mendon se nuk ka kohë për romantizma të tilla dhe ashtu me barkun e rrumbullaksur çdo mëngjes teksa shtatzēnia përparon, doktoresha e pazakontë ndodhet në frontin e parë të luftës.

“Sepse ne punojmë bashkë këtu”; shkruan mami në pritje përbri njē foto shkrepur në ambientet e brendshme të fushë-betejës së Infektivit, e veshur me uniformën PPE dhe me motivin më të madh me vete; bebushin në bark…

Nuk e njoh Krislin, nuk kisha dëgjuar kurrë për të por ndjej detyrim qytetar t’i shpreh mirënjohjen time, për sakrificën e pashoqe si heroinë bluzëbardhë, duke tejkaluar veten dhe gjendjen në të cilën ndodhet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu