Boshnjaku kërkon të nisë një aventurë të re në Spanjë

0
Gjigandi

Arthur dhe Miralem Pjaniq kanë në dorë të ardhmen e njëri-tjetrit. 

Orët e fundit kanë qarkulluar zëra për një kalim të brazilianit në radhët e bardhezinjve dhe të boshnjakut tek Barcelona, teksa Juventus do të përfshijë edhe Mattia De Sciglio në këtë tratativë.

Mesfushori i katalëve ende nuk është bindur për të pranuar një transferim të tillë drejt kampionëve të Italisë, teksa bardhezinjtë po bëjnë të pamundurën që opinioni i tij të ndryshojë.

Fabio Paratici tashmë ka mbi super një detyrë të vështirë, ndërkohë që Pjanic nuk ka bërë aspak rezistencë për tu transferuar në “Camp Nou”. Boshnjaku prej kohësh në fakt kërkon të nisë një aventurë të re në Spanjë, tek Reali Madridit ose te Barcelona. Për Pjaniq ka shfaqur interes edhe Chelsea, por destiancioni Premier League nuk preferohet prej tij.

Situata është ende e paqartë sepse bardheznjitë nuk kanë ende një konfirmim nga ana e Arthur dhe nëse mesfushori brazilian vazhdon t’i qëndrojë mendimit për të vazhduar aventurën në “Camp Nou”, atëherë edhe Pjanic nuk do të largohet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu