Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë sot se BE është “shqetësuar nga ndërhyrja dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”.
Pas takimit në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama, Borrell ka theksuar se “disinformimi” rus dhe propaganda është rritur.
Zyrtari i BE e cilësoi Shqipërisë partnerin më të besueshëm pasi politikat e saj janë 100% në përputhje me BE. Borrell vlerësoi rolin e Tiranës në OKB, duke iu referuar rezolutës kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Përfaqësuesi për Politikat e Jashtme të BE-së foli edhe për rritjen e çmimeve. Borrell tha se lufta në Ukrainë ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në ekonominë botërore, kjo nuk ka të bëjë me faktin se Shqipëria është pjesë e sanksioneve.
“Është pasojë e varësisë që kemi ne, të ekonomisë botërore dhe që Rusia po e përdor si armë”, tha Borrell duke sjellë si shembull rritjen e energjisë elektrike në Spanjë dhe naftën në Bruksel.
“Nafta është rritur me më shumë se dy euro litri, 20% rritje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për ushqimet. Do të jetë një fenomen që do të ndikojë shumë vendet e varfra që varen nga gruri i prodhuar në Rusi”, shtoi ai.
/abc24.al/