Rama i përgjigjet Rusisë: Akuza se Shqipëria dhe Kosova dërgon mercenarë është e pabazë

0
Rama i përgjigjet Rusisë: Akuza se Shqipëria dhe Kosova dërgon mercenarë është e pabazë
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur sot se akuzat e Moskës se Shqipëria dhe Kosova furnizojnë Ukrainën me mercenarë janë të pabaza dhe shumë shqetësuese.

I pyetur nga gazetarët për akuzat e Rusisë gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Rama tha se qeveria po e ndjekë me shumë vëmendje këtë çështje.

“Akuzat se Shqipëria furnizon me mercenarë bashkë me Kosovën është e pabazë, por edhe shqetësuese, megjithatë ne po e ndjekim me shumë vëmendje edhe këtë aspekt dhe dua ta falënderoj përfaqësuesin e BE-së për këtë vizitë dhe për gatishmërinë që në rast se gjërat vazhdojnë kështu edhe për një apo dy muaj, BE-ja do të detyrohet të bëjë diçka për të mbështetur vendet në vetvete e njerëzit dhe nëse do ta bëjë këtë, patjetër që duhet ta përfshijë Ballkanin Perëndimor si pjesë të këtij plani”, ka shtuar Rama.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu