Luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane, një aleat i forcave turke në Siri, hapën zjarr sot ndaj një kolone të trupave amerikane që lëviznin drejt Irakut, tha gjeneral major Yuri Borenkov, kreu i Qendrës Ruse për Pajtimin e Konflikteve në Siri.
Borenkov u tha gazetarëve se një kolonë e trupave amerikane ishte rreth gjashtë kilometra në perëndim të Tel Tamer në një zonë të kontrolluar nga luftëtarët pro-turq të Ushtrisë Kombëtare Siriane, e cila, sipas TASS, është emri i ri i Ushtrisë së Lirë Siriane.
“Në këtë sulm nuk pati viktima në njerëz”, tha Borenkov.