Edhe zyrtarisht ka rinisur futbolli në Gjermani pas pezullimit prej dy muaje si rezultat i pandemisë së koronavirusit.
Në ndeshjen e sotme që po zhvillohet në Bundesliga 2, në mes të Bochum dhe Heidenheim, skuadra vendase po fiton me rezultatin 2:0.
Por në golin e parë të shënuar nga Losilla është parë një fest mjaft e veçantë.
Futbollistët e kësaj skuadre festuan me brryla duke mos u afruar afër njërit tjetrit.
E gjitha kjo si pasoj e pandemisë së koronavirusit që ka bërë që golat të mos festohen si zakonisht.