Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të ashpër, kryeministrit Edi Rama, një ditë pas mospranimit nga BE për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë. “Mirëmëngjes Edvin! – i drejtohet Berisha nga Fb. – Dielli lindi sot përsëri në Shqipëri! Por pas Enverit, ti Edvin, del në dritën e tij si monstra e dytë më e zezë e kombit shqiptar në rrugën e tij drejt Europës! Ai e bllokoi për 46 vite, kurse ti, nisur nga këshilltarët e Fierit dhe tre ligjet dhe deri sot, e bllokove prej tetë vitesh! Misioni yt, o monstër, pas bllokimit pa asnjë datë të negociatave, mbetet rikthimi i vizave për shqiptarët!”- shprehet i revoltuar ish-kryeministri.