Biznesmeni shqiptar i fut 7 milionë lekë në qese mbeturinash dhe i hedh gabimisht në mbeturina

0
Gjigandi

Një burrë i kërkon policisë t’i gjejë paratë, që vetë ai nga pakujdesia i ka marrë bashkë me mbeturinat ditore dhe i ka hedhur në koshin e plehrave. Jo pak, por 7 milionë lekë që shtetasi V.B, i kishte tërhequr nga banka dhe do t’i konvertonte në euro.

Agjentët ngrënë supet dhe deklarojnë se janë në pamundësi totale, pavarësisht se iu është kërkuar të kqyrin kamerat e sigurisë në afërsi të hotelit luksoz ku denoncuesi ka shtëpinë dhe ku gjithashtu banorët e zonës hedhin plehrat. Por çështja është shumë e vështirë për tu zgjidhur, pasi nuk mund të dyshosh punonjësit e pastrim gjelbërimit, kur ata thjesht kanë boshatosur koshat e mbeturinave për t’i transportuar drejt landfillit.

Ashtu sikurse nuk mund të thuhet nëse kjo shumë e konsiderueshme është groposur bashkë me mbeturinat e tjera në landfill apo janë gjetur nga fatlumë.

Një burim tregoi rrëfimin e biznesmenit që ka ngatërruar qeset e zeza të mbeturinave teksa po dilte të pinte kafen e darkës. Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në fund të muajit qershor dhe biznesmeni V.B , pasi ka kontrolluar kazanin ku i flaku mbeturinat,  ka kërkuar edhe në Sharrë por pa asnjë rezultat.

Shpresa e tij për gjetjen e 7 milionë lekëve janë rezultatet e kameras së sigurisë, që do të identifikojnë punonjësit dhe automjetin që tërhoqën mbeturinat, por sërish gjasat janë shumë të pakta që sipas agjentit të policisë, është sikur të kërkosh gjilpërën në kashtë.

RonaTyra

“Kur po dilja, gruaja më tha merr edhe plehrat hidhi jashtë. Mbeturinat i mbajmë në qese të zezë dhe afër rafteve të këpucëve. I mora. Por ndërkohë në raft të këpucëve kisha futur në dy qese të zeza 7 milionë lekë, që i tërhoqa nga banka për t’i konvertuar në euro.

Nuk më pëlqeu kursi i këmbimit të euros dhe i futa si vend i sigurtë pasi aty nëse hyjnë hajdutët nuk u shkon mendja që në qese të zezë plehrash mbahen lekë. Nuk di se si nga pakujdesia gruaja i ka nxjerrë qeset kur ka pastruar shtëpinë dhe i kishte zbritur tek qeset e plehrave. I kërkova një qese më të madhe dhe i futa në një”.

Burri shpjegon më tej në kallezim se i hodhi mbeturinat në koshin afër hotelit ku ka shtëpinë.

Të nesërmen, denoncuesi shpjegon se ka shkuar të marrë paratë e mbështjella me qesen e zezë të plehrave, por nuk i ka gjetur aty. “Pyeta gruan e cila më tha se një qese të zezë e kishte parë tek rafti i këpucëve. U kujtova që disa qese i kisha marrë dhe i kisha bashkuar në një dhe ato rëndonin”, shpjegon shtetasi V.B i cili i alarmuar dhe duke iu marrë fryma ka vrapuar drejt koshit të mbeturinave.

“Koshi ishte bosh, ishte i pastruar”. Më tej biznesmeni pohon se ishe drejtuar për në Sharrë ku “roja më tha se nuk mund të hysh, shko në polici”.

Burimet thonë se ky është një rast i pashpresë, por pavarësisht kësaj, agjentët janë urdhëruar të kqyrin kamerat sigurie dhe të disponojnë edhe listën e punonjësve të pastrimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu