Bizneset që nuk kanë aplikuar do të gjobiten/ Tatimet publikojnë përfituesit për pagën e luftës Covid-19

0
Gjigandi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën e personave që përfitojnë pagën e luftës për shkak të pandemisë së koronavirusit, por që për ta nuk kanë aplikuar pronarët.

Tatimet kanë publikuar në faqen e tyre online emrat e punonjësve dhe ish punonjësve që janë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, por që për ata nuk ka aplikuar pronari.
Janë mbi 4500 mijë punonjës që përfitojnë dhe që tashmë do të duhet të plotësojnë formularin personal me të dhënat e llogarisë bankare dhe të tjera detaje personale.
Afati për të aplikuar për punëdhënësit ishte 5 qershori dhe tani mbylljes së procesit Administrata Tatimore do të shqyrtojë të gjitha formularët e plotësuar nga bizneset që nuk kanë aplikuar për punonjësit me arsyet e mosaplikimit të tyre.
Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit, bizneset që nuk kanë aplikuar do të gjobiten nga Tatimet me 50 mijë lekë për çdo punonjës.
Çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1ZHgZv7FSIRoAYLrV3Mmwwx_pCGC5mrtpgkDpgQfn6wI/viewform?edit_requested=true.
Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.
Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu