Skuadra nga Championship mposht Arsenalin në miqësore

0
Gjigandi

Arsenal janë mposhtur 3:2 nga Brentford në ndeshjen miqësore të zhvilluar ditën e mërkurë pas dyerve të mbyllura në ‘Emirates Stadium’.

‘Gunners’ rikthehen në aksion në Premierligë pas një jave kur udhëtojnë në ‘Etihad Stadium’ për t’u takuar me Manchester City.

Në prag të rifillimit të Premierligës, Arsenal ka vendosur të organizojë ndeshje miqësore për të ndihmuar lojtarët të gjejnë formën më të mirë.

Pas fitores 6:0 ndaj Charlton të shtunën, skuadra e Mikel Arteta është mposhtur 3:2 nga Brentford ditën e mërkurë.

Joe Willock dhe Alexandre Lacazette shënuan për Arsenalin, golat e të cilëve nuk mundën të evitojnë humbjen e skuadrës së tyre.

RonaTyra

Për mysafirët shënuan Tariqe Fosu, Halil Dervisoglu and Shandon Baptiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu