”Ronaldinho është më i mirë se Messi”

0
Gjigandi

Martin Cardetti tha se ai do të zgjidhte ish-shokun e skuadrës te Paris Saint-Germain Ronaldinho mbi superyllin e Barcelonës Lionel Messi.

Ronaldinho shijoi një karrierë të shkurtër fantastike me Barcën, Brazilin, Milanin dhe PSG, duke fituar çmimin e Topit të Artë të vitit 2005, Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe La Liga mes trofeve të tjerë.

Messi në anën tjetër ka fituar gjashtë Topa të Art, 10 herë La Liga-n, katër medalje të Ligës së Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë.

Por Cardetti, i cili kaloi një sezon duke luajtur së bashku me Ronaldinho në PSG para se braziliani të transferohej te Barça në 2003, i tha Crack Deportivo: “Si trajner, për ekipin tim do të zgjidhja Ronaldinhon në më të mirën e tij përpara Messit”.

“Kam ndarë një vit me Ronaldinho dhe ai është një lojtar tjetër, ai është prekur nga Zoti”.

RonaTyra

“Ai gjithmonë argëtohej; me top ai gjithmonë i bënte gjërat dhe ai praktikonte shumë në mënyrë që të mund t’i bënte ato gjëra në ndeshje”, vazhdoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu