Birrën mund ta përdorni në kuzhinë, banjë, madje edhe në kopsht– sakrifikoni ndonjë gllënjkë për rezultate të shkëlqyeshme

0
Gjigandi

Hiletë me birrën të cilat nuk i keni provuar kurrë

Pija e preferuar është e shkëlqyeshme për lëkurë dhe flokë, gjellëve u jep aromë të mirë, ndërsa nga kopshti gjithherë do t’i përzërë sulmuesit e vegjël të cilët nuk ju lënë të qetë.

Pos që është pije e preferuar e një numri të madh njerëzish dhe zyrtarisht pija alkoolike më e shitur, birra ka përparësi të tjera të shumta për të cilat mbase nuk i keni ditur më parë.

Mund ta përdorni në kuzhinë, për qëllime kozmetike, por me të do t’i përzini kërmijtë e neveritshëm, të cilët ju kanë pushtuar kopshtin.

Nxit rritjen e flokëve dhe zbut lëkurën

RonaTyra

Birrën mund ta përdorni herë pas here për shpëlarjen e shamponit në vend të ujit, ndërkaq proteinat, vitamina B dhe sheqernat të cilat i ka do t’u japin flokëve shkëlqim dhe butësi.

Adhuruesit e kësaj rutine të bukurisë thonë se kjo pije është e shkëlqyeshme për flokë kaçurrelë, sepse ofron elasticitet, mbron nga ndikimet e nxehtësisë dhe nxit rritjen.

Është me rëndësi që birrën më parë ta qitni në enë plastike dhe ta lini të qëndrojë gjatë gjithë natës, patjetër duhet të jetë e vakët dhe pa shkumë.

Pos për flokë, kjo pije ka dobi të mëdha edhe për lëkurë. Nëse me birrë e mbushni vaskën dhe zhyteni në një dush të tillë, tharmi në të do t’jua zbut lëkurën.

Gjellëve u jep aromë 

Birra ka rezultuar edhe si shtesë e shkëlqyeshme për zierje. Nga ajo mund të bëni marinadë për mish, ndërkaq mishi i pulës i pjekur në birrë ka aromë të mrekullueshme.

Pasi që ta keni pastruar pulën nga brenda, hapni shishen e birrës dhe vendoseni pulën vertikalisht mbi të. Piqeni në furrë apo në skarë të mbuluar.

Gjithashtu, kur të zieni oriz, mund ta qitni gjysmë filxhani birrë me ujë në tenxhere – do t’i japë aromë të mrekullueshme.

Birra i përzë kërmijtë nga kopshti

Dhe për fund, nëse në kopshtin tuaj vazhdimisht shfaqen kërmijtë, lehtë mund t’i largoni, zonën në të cilën jetojnë lageni me birrë. Aroma e tharmit kërmijtë i tërheq, ndërkaq etanoli i vret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu