Bilanci i ditës së sotme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është 3 të shëruar, 3 teste kanë rezultuar negativ, ndërsa 3 teste kanë rezultuar pozitiv. Këto janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me IKSHPK dhe IRSHP në Prizren.
Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 98 të prekur, prej tyre 81 të shëruar, 6 raste kanë përfunduar me vdekje, ndërsa aktiv janë 11 persona.
Në raportin e IKSHPK, janë pasqyruar gabimisht se katër persona nga Komuna e Malishevës, janë prekur me COVID-19, pasi numri është 3 persona dhe kjo është e konfirmuar në listat zyrtare të komunikimit që i dërgohen komunës.