Bie nga tarraca e pallatit , ndërron jetë futbollisti 23-vjeçar – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Argjentinë. Ezequiel Esperon ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e katit të gjashtë, teksa po argëtohej me miqtë e tij, shkruan tabloidi britanik “The SUN”. Tragjedia ka ndodhur pak para mëngjesit të së dielës në lagjen Buenos Aires, në Villa Devoto, ndërsa 23-vjeçari u nda nga jeta menjëherë pasi mbërriti në spitalin “Zubizarreta”. Mediat vendase raportojnë se 23-vjeçari se ka rënë pasi është mbështetur në një kangjëlla, e cila nuk ishte forcuar si duhej dhe nuk e ka mbajtur peshën e tij. Esperon e nisi karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, para se t’i bashkohej klubit brazilian, Sport Club Internacional. Klubi i tij i fundit ishte Atlante de Mexico, ku luajti në 12 ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu