Besnik Hasi: Jam gati të bëhem trajner i Kosovës

0
Gjigandi

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë dhe i skuadrave Anderlecht, Legia dhe Olympiacos, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës.

Hasi në një intervistë dhënë emisionit sportiv ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur.

“Me Kosovën nuk kam pasur kontakt asnjëherë, të paktën nga ana ime nuk ka pasur asnjëherë. Kosova ka një trajner të shkëlqyer që ka bërë punë të madhe me ekipin e Kosovës. Në futboll gjithmonë je i varur nga momenti se je i lirë ti apo a kërkohet profili juaj. Janë disa parime, por dëshira është gjithsesi e pranueshme për mua. Nëse vjen ai moment, ishalla vjen, gjithnjë do të jem i gatshëm”, ka thënë Hasi.

Ai mburret që karrierën si futbollist e ka përfunduar duke djersitur fanellën e dy shteteve shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu