Familja Hashani, gati tri dekada me topin e celuloidit 

0
Gjigandi

Sporti i pingpongut është prej sporteve që shumë herë shton emocione para përballjeve të ndryshme.  Është një rast i rrallë në Kosovë, që një familje e tërë merret me topin e celuloidit. Familja Hashani nga Ferizaj pothuajse tash e tri dekada janë të pandashëm me pingpongun, që nga kohërat më të vështira, nga vitet e 90-ta kur edhe i rezistuan agresorit serb.

Ridvan Hashani, ka pasur një periudhë të shkurtër si futbollist dhe si pingpongist sepse ishte tërhequr për shkak të një lëndimit të rëndë, por pas kësaj me fanatizëm i përkushtohet pingpongut dhe sot është edhe trajner i klubit “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj, në konkurrencën e femrave.

Ai flet më shumë emocione por edhe me krenari për sfidat që patën në periudhat e ndryshme, mbase i kujtohet sikurse sot kur luanin në bodrume e u ndiqni edhe nga milicia serbe!  Ridvani përveç që është trajner është edhe anëtar i bordit të Federatës së Pingpongut të Kosovës. 

“Bota sot”: Një periudhë të gjatë merreni me pingpong, si iu lindi dashuria për topin e celuloidit?
Ridvan Hashani:
Me pingpong merrem prej viteve 1992-1993. Dashuria për pingpong lindi nga vëllau më i vogël   Fatoni që kishte filluar të ushtroj për klubin Kastrioti.

RonaTyra

“Bota sot”: Si i vlerësoni ato vite të vështira, sa ishte vështirë edhe për ju të merreni me aktivitetin sportiv në kohën e okupimit?
Ridvan Hashani:
Të them të drejtën kanë qenë të vështira shumë si në aspektin financiar si rreth kushteve teknike sepse ushtrimet mbaheshin në lokale private apo nëpër bodrume, por fal vullnetit pikë së pari të lojtarëve stërvitjet dhe ndeshjet nuk ndaleshin asnjëherë edhe përkundër problemeve që kishim nga ana e milicisë serbe. Në këtë kohë në Ferizaj ekzistonte edhe liga komunale në pingpong me 12 ekipe. Ndeshjet ishin shumë interesante kishin kërshërinë e shumë shikuesve. Në fillim të viteve të 90-ta filluan të dalin edhe kampionet e parë nga qyteti i Ferizajt në grupmoshat e reja.

“Bota sot”: Cila ka qenë periudha më e mirë e juaja si pingpongist?
Ridvan Hashani:
Është vështirë të ndahen periudhat e mira sepse me këto 27 vite aktivitet kam patur shumë raste të mira por dua të veçoj ngjarjen historike, pranimin e Federatës së Pingpongut të Kosovës në arenën ndërkombëtare si federata e parë e pranuar me të gjitha të drejtat që i takojnë një shteti, por ka patur raste edhe tjera kur kemi dal kampion me shumë lojtar në grupmosha të ndryshme. Po ashtu e ndiej veten krenar që jam njëri ndër themeluesit e KPP ‘Ahmet Hoxha’, ku sivjet festuam 20 vjetorin e turneut memorial që mbahet për çdo vit në Ferizaj për nder të heroit të kombit, trajnerit të pingpongut të ndjerit Ahmet Hoxha.

“Bota sot”: Një kohë keni qenë edhe futbollist dhe pastaj pingpongist, cila iu dhuroi më shumë emocione?

Ridvan Hashani: Po unë si 8-vjeçar kam filluar të merrem aktivisht me futboll, kam luajtur deri në moshën 16-vjeçare për ekipin e Ferizajt (ish Borci), mirëpo pas periudhës okupuese unë u angazhova në pingpong. Është vështirë të vlerësoj një sportist që tërë jetë ja ka kushtuar sportit, secili sport sjell më shumë emocione, por edhe futbolli edhe pingpongu me kanë sjell aq shumë emocione që nuk di ti përshkruaj.

“Bota sot”: Një familje me pingpong, cilët janë ata dhe a keni rivalitet edhe mes vete kur flisni për pingpong?
Ridvan Hashani:
Pyetje interesante, në një familje ku momentalisht jemi 6 anëtar që merremi me pingpong. Unë vëllau Fatoni, vajza ime Shega, djali im Sharri dhe mbesa ime Jona nuk kalon ndoshta as edhe një natë që të mos diskutohet pingpongu aty ka mendime të ndryshme ndonjëherë me debate të gjata por gjithmonë me një përfundim të mirë, debate më të mëdha kam me vajzën time Shegën aktualisht kampione e Kosovës për kadetë sepse nga ajo kërkohet me shumë për zhvillimin e karrierës së Shegës. Edhe djali im i madh Shpati është marr me këtë sport, por që tash momentalisht e ka ndërpre për shkak të studimeve.

“Bota sot”: Çfarë synojnë Shega, Sharri e Jona?
Ridvan Hashani:
Shega, pra momentalisht kampione e Kosovës, shpresojmë që me një punë me intensive t’i sjellim Kosovës medalje nga garat ndërkombëtare, Sharri e Hona duhet të ecin hapave të Fatonit dhe Shegës që familjes Hashani t’i shtohet lista e kampionëve.

“Bota sot”: Si e sheh gjendjen e pingpongut në Ferizaj, iu ndihmon kush?
Ridvan Hashani:
Gjendja momentale në pingpong në Ferizaj është më e mira në Kosovë, jemi klubi me masovik në Kosovë, kemi të gjitha kategoritë prej minikadetëve deri të veteranët, kemi suksese shumë të mëdha me kategoritë e reja, kjo falë punës që e bën kryesia e klubit që është shumë aktive dhe po ashtu edhe kuvendit komunal dhe donatorëve që na dalin në ndihmë financiare.

“Bota sot”: A mendoni se pingpongu në nivel të Kosovës është më mirë se para 10 viteve apo çfarë dallon?
Ridvan Hashani
: Mendoj që viteve të fundit ka filluar të lëviz diçka, kjo është për shkak te angazhimeve të trajnerëve të huaj në kampet që i organizon federata po ashtu edhe pjesëmarrja e lojtarëve në arenën ndërkombëtare, besoj që në një periudhë 3-4 vjeçare do të nisin edhe në pingpong të vijnë medaljet. Tash ishim në një turne në Maltë dhe ekipi i juniorëve fitoj vendin e 2-të dhe ishte rezultat historik për pingpongun e Kosovës, shpresoj të vazhdojmë me suksese tjera, por duhet angazhim shumë i madh i klubeve që punojnë, sidomos me lojtar të rinj.

“Bota sot”: Ridvan, a dhatë më shumë a përfituar nga ky sport?
Ridvan Hashani:
Si njëra ashtu edhe tjetra kane diçka të përbashkët. Me dhënë kam dhënë shumë shumë për pingpong afër tre dekada, punë djersë, angazhim gati i përditshëm, mjete financiare, por kur e kupton që ke përfituar një rini të shëndoshë kur shumë breza sportive kemi arrit t’i largojmë nga rruga, shumë rezultate pozitive, kur në familje flitet për sport atëherë e kupton që e para nuk ka asnjë vlerë me përfitimin e kësaj të dytës.

“Bota sot”: Plot 27 vite me pingpong apo pothuajse tri dekada me sport, me çfarë merreni tjetër, a punoni dhe sa mund të ia dilni?
Ridvan Hashani:
Po unë punoj në QKMF Ferizaj, është vështirë të punohet 27 vite e të mos përfitosh asgjë financiarisht por në këtë rast dua ta falënderoj edhe bashkëshorten time e cila me ka përkrah në çdo moment sepse ndoshta ka ndodhë që gjatë 3 apo 4 muajve të mos jemi asnjë vikend në shtëpi për shkak të orarit të ngjeshur të garave, tash po shpresojmë që me ligjin e sponsorizimit të kemi ndoshta ndonjë donator dhe së paku të mos kemi harxhime vetanake edhe përkundër angazhimit që e bëjmë çdo ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu