“De Bruyne ka duruar mjaft në City, tani do të luajë në Newcastle”

0
Gjigandi

Newcastle United u eliminua nga FA Cup nga Manchester City të dielën, por Steve Bruce ishte qartazi shumë i kënaqur me atë që e kishte parë nga Kevin De Bruyne.

De Bruyne shkëlqeu si zakonisht në fitoren mbizotëruese të City 2:0 në St James’ Park, duke e shënuar golin e parë nga penalltia në pjesën e parë, pas një faulli të Fabian Shar ndaj Gabriel Jesus.

Raheem Sterling e vulosi fitoren e cila ia siguroi skuadrës së Pep Guardiolës një vend në gjysmëfinalen e Wembley.

Aq shumë i la mbresa paraqitje a De Bruyne ish-kapitenit të Manchester United, Bruce, saqë ai tha me shaka se Newcastle do ta blinte këtë verë superyllin belg.

Trajneri i Newcastle e ndërpreu intervistën e De Bruyne pas ndeshjes dhe tha: “Ai do të qëndrojë këtu”.

RonaTyra

“Ai do të qëndrojë këtu, do të vijë te ne – ekskluzive nga Newcastle sonte. Ai është ngopur me Manchester City dhe do të vijë të luajë për Newcastle”, shtoi ai. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu