Berisha: Edhe një po mbeti në PD, do të jem njëri prej jush

0
Berisha: Edhe një po mbeti në PD, do të jem njëri prej jush
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale. Berisha ka publikuar një video me deklaratën e tij, pasi deklaroi rikthimin më 9 shtator të vitit të kaluar, kur Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Teksa ka pohuar se do të jetë në garë për të marrë drejtimin e partisë, ish-kryeministri thotë se edhe nëse mbetet vetëm një në PD, do të jetë një prej tyre.

Vetëm një po mbeti do mbetem njëri prej jush! Rroftë Partia Demokrarike! Sb

“, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.

RonaTyra

Kujtojmë se në Partinë Demokratike po tentohet bashkimi, në një kohë që Lulzim Basha dha dorëheqjen dhe gjykata certifikoi Kuvendin e 11 Dhjetorit. Në selinë blu ka nisur gjithashtu heqja e blindave që u vendosën për shkak të protestës së 8 janarit, ndërsa palët kanë deklaruar se janë në bisedime. Ata shprehen se bashkimi është i domosdoshëm, por ende nuk janë arritur rezultate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu