Berisha: Do të luftojmë deri në fund

0
Gjigandi

Mesfushori  ka komentuar barazimin me Paderbonin, ku e qëlloi dy herë shtyllën, si dhe mundësitë që i ka Fortuna Dusseldorfi për të mbetur në Bundesligë

Valon Berisha ishte i pafat në barazimin pa gola të Fortuna Dusseldorfit ndaj Paderbornit.

Mesfushori e qëlloi dy herë shtyllën në fundjavë, në barazimin 0:0.

Përfaqësuesi kosovar thotë se ekipi i tij meritoi më shumë në këtë ndeshje.

Sidoqoftë, ai shprehet optimist se Fortuna do t’ju kthehet rezultateve pozitive, në mënyrë që ta sigurojë mbijetesën në Bundesligë.

RonaTyra

“Nuk ishte rezultati që e donim dhe që e merituam. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të luftojmë për ta arritur objektivin tonë final, që të mbetemi në ligë”, ka shkruar Berisha në Instagram.

Fortuna aktualisht është e 16-ta në tabelën e Bundesligës, pozitë që çon në ligën e dytë, me 23 pikë të grumbulluara. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu