Mesfushori nga Kosova ka komentuar barazimin me Paderbonin, ku e qëlloi dy herë shtyllën, si dhe mundësitë që i ka Fortuna Dusseldorfi për të mbetur në Bundesligë
Valon Berisha ishte i pafat në barazimin pa gola të Fortuna Dusseldorfit ndaj Paderbornit.
Mesfushori nga Kosova e qëlloi dy herë shtyllën në fundjavë, në barazimin 0:.
Përfaqësuesi kosovar thotë se ekipi i tij meritoi më shumë në këtë ndeshje.
Sidoqoftë, ai shprehet optimist se Fortuna do t’ju kthehet rezultateve pozitive, në mënyrë që ta sigurojë mbijetesën në Bundesligë.
“Nuk ishte rezultati që e donim dhe që e merituam. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të luftojmë për ta arritur objektivin tonë final, që të mbetemi në ligë”, ka shkruar Berisha në Instagram.
Fortuna aktualisht është e 16-ta në tabelën e Bundesligës, pozitë që çon në ligën e dytë, me 23 pikë të grumbulluara.