Berat/ Hapi zjarr ne lokal dhe iu vinte gjoba qytetareve, kush esht i riu me rrezikshmeri te larte – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 31-vjeçarit Kristos Vangjeli nga Policia e Beratit, pasi cilësohej si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. NGJARJA 31-vjeçari Kristos vangjeli ka shkuar në një lokal në Bulevardin “Republika”, në Berat, dhe ka kërcënuar shtetasin Argjil Fishka, duke i kërkuar para në formën e gjobës. Ky i fundit nuk i është bindur dhe ka vijuar të qëndrojë në lokal me tre shokë të tij. Pak pas mesnatës, në lokal është rikthyer Kristos Vangjeli, i cili i armatosur me kallashnikov ka hapur zjarr ndaj Fishkës dhe miqve të tij. Fatmirësisht, ata nuk u kapën nga plumbat. Policia e Beratit u njoftua menjëherë për ngjarjen, por nuk mundi ta arrestojë 31-vjeçarin. Që atë mbrëmje, ai udhëtoi drejt Tiranës, ku u fsheh në zonën e Oxhakut, në banesën e hallës së tij. Falë gjurmimit, policia mundi ta lokalizojë dhe ta prangosë këtë të premte. Kristos Vangjeli konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi nën kërcënimin e armës u vinte gjoba personave të ndryshëm në Berat, por që këta nuk e denoncimin nga frika.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu